Pep Guardiola nuk di të jetë personazh vetëm në fushën e lojës. Sëfundmi trajneri spanjoll i Manchester City-t është bërë protagonist i një ngjarje interesante në rrugët e qytetit.
Guardiola kishte parkuar në një vend që nuk lejohet dhe mënjëherë policia e ka gjobitur. Mirëpo s’ka kaluar shumë dhe spanjolli është afruar pranë vendit ku kishte parkuar ndërkohë që polici ishte ende aty. Ky i fundit kur ka parë Guardiolën nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë një foto, por përgjigjja e trajnerit ka qenë e papritur.
“Do një foto me mua? Apo, atëherë duhet të paguash”, i tha Guardiola policit. Por, e gjitha kjo ishte një shaka e spanjollit që e pranoi me kënaqësi foton pavarësisht gjobës që i duhet ta paguajë.
https://youtube.com/shorts/0RUCcB_yWfI?feature=share
/f.s