26 marsi është dita kur do të mbahet protesta e radhës e thirrur nga subjektet opozitare.
Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në një prononcim për medie, kanë bërë të ditur se janë të vendosur në kërkesën për largimin e qeverisë. “Ngjarjet e fundit, vetëm sa i shtojnë material e substancë kërkesës për largimin e këtij regjimi autoritar,” ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Votimin për president, Ymeri e ka cilësuar si skandaloz dhe të nxitur nga transaksione financiare e individuale të deputetëve. Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për komunën e re të përmendur, atë të Prilluzhës, ka thënë se është një sulm direkt në qymyrin e Kosovës.
Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën, ka insistuar se zgjedhje të parakohshme do të ketë, madje ka thënë se qeverinë aktuale nuk do ta zërë fundi i vitit, pasi sipas tij, regjimi, ka shkelur kushtetutën.