Javanews/ Një deklaratë e kundërshtarit të tij në garën për kandidatin republikan për President, ka bërë që Donald Trump të merrte një sërë minutash nga debati LIVE në televizion, për të diskutuar për madhësinë e penisit të tij.
Në fund të muajit që lamë pas, kandidati republikan Marco Rubio auloi për Trump, duke thënë se një person, i gjatë rreth 1.9 m, në mënyrë të habitshme ka duar mjaft të vogla… duke shtuar “dhe ju e dini se çfarë thuhet për njerëzit me duart e vogla”.
Në debatin e së enjtes mbrëma në kampin republikan, Trump nuk mundi dot ta përmbahej, dhe duke ju drejtuar Rubios, i tha që të mos ketë merak për madhësinë e penisit të tij. Por debati vijoi për minuta të tëra, dhe… debati u bë një “muhabet” kafeneje mes rivalësh.
Ky moment ka sjellë mjaft reagime në SHBA, jo vetëm nga media por edhe nga qytetarët e thjeshtë. Pas debatit, një gazetare e CNN e pyeti Donald Trump për atë që tha, e përpara se ta pyeste i tha se nuk i besohej që do mund të ndodhte që ajo të bënte një pyetje në lidhje me pinisin e dikujt.
Në përgjigje, Trump tha se nuk kishte folur për atë, por për faktin se kishte duar të forta.
Madje një gazetë amerikane (Daily Dot) titullin e këtij lajmi të parë e quajti: “Penisi i Donald Trump fitoi debatin në Partinë Republikane”. Gazeta në fjalë, duke ju referuar sensacionit që prodhoi kjo deklaratë, dha në fakt dhe disa shifra alarmante, si ajo e platformës analitike CrowdTangle (e cila mat postimet e rrjetit social në bazë të popullaritetit) e cila tregonte se komentet për penisin e miliarderit kishin dominuar bisedat në kontinent.
Një editore dhe drejtuese e njërit prej blogjeve të Huffington Post, e tmerruar nga përmasat që mori ky lajm, u bëri thirrje njerëzve që të parapërfytyronin se çfarë situate e turpshme do të ishte sikur një politikane femër, të fliste për madhësinë e gjoksit të saj, të pasmeve apo të ndonjë gjëje tjetër.
Një tjetër artikull, rradhiti një sërë subjektesh, që në debatin e ndjekur nga miliona njerëz, mori më pak vëmendje sesa debati për madhësinë e “burrërisë” së Trump. Çështjet në fjalë ishin : Pensionet, Ndryshimet klimaterike, Alternativat kundrejt Obamacare, Unionet përfshi pagat e punonjësve, Të drejtat e votës, Drejtësia në raport me racën, Reformat në drejësi përfshi brutalitetin e policisë dhe burgimet, Borxhi studentor, Wall Street dhe së fundmi… Femrat.