Atëherë kur mendohej se Yevgeny Prigozhin ishte sistemuar në Bjellorusi, pas grushtit të dështuar të shtetit ndaj Moskës dhe faljes që Vladimir Putin i bëri, lideri i grupit Wagner është rishfaqur me një video nga Afrika.
Shefi i mercenarëve publikoi një video në kanalin në Telegram të grupit Wagner, duke thënë se janë duke punuar në temperatura 50 gradë Celcius në Afrikë, për ta bërë Rusinë të madhe.
Deklaratën e liderit të mercenarëve e pasoi edhe një thirrje për vendet afrikane në kanalin në Telegram të Wagner, e shoqëruar me një hartë të kontinentit me flamuj të të gjitha kombeve.
Sakaq, kjo shfaqje e Prigozhin vjen pak kohë pas një interviste të tij me transmetuesin pro-rus Afrique Media, ku lideri i Wagner-it konfirmonte se do të rriste praninë e kontingjenteve të milicisë së tij në Afrikë.
/a.r