Shqipëria
Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta për gjatë gjithë 24_orëshit.
Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 35 gradë C.