Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Librazhd. Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen./m.j