Jo vetëm kriza, por edhe rritja e kostove të të bërit biznes, duke nisur nga pagat më të larta dhe shtrenjtimi i taksave, shihen si faktorët që po stepin sipërmarrësit shqiptarë të investojnë.
Rënia e numrit të bizneseve të reja me 40% në Tiranë për gjysmën e parë të vitit, sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muço lidhet ndjeshëm edhe me nivelin e jetesës.
“E fundit farë është taksa e pronës e cila po rritet deri në 76% në disa raste, kjo është barrë mbi biznesin, rriten kostot e parkimit, të magazinave etj. Në thelb janë të gjithë këta faktorë që nuk e bëjnë Tiranën tërheqëse për këtë sektor. Një pjesë e mirë e bizneseve kanë nxjerrë tabelën shitet, likuidim. Janë një sërë politikash të bashkisë që po i nxit këto biznese të zhvendosen drejt qendrave të mëdha tregtare, duke ndikuar në mbylljen apo dhe falimentimin e këtyre bizneseve të vogla”, thotë ai.