Pas më shumë se dy muaj, trendi i fluksit në kufi ka ndryshuar duke qenë më i shtuar në dalje. Gazetarët e A2 CNN në rrethe kanë raportuar në Ditar mbi situatën në kufi. Nga pika më e madhe e kufirit detar, Elitjona Doko njoftoi se fluksi në Durrësit është përqendruar në dalje dhe nuk ka pasur vonesa apo pengesa
“Kjo fundjavë ka nisur me fluks të përqënderuar në daljen në portin e Durrësit 20 mijë udhëtarë. Në drejtim të Barit dhe Ankonës operohet me lundrime të dyfishuara dhe linja lkryesore me 4-5 herë në ditë është në drejtim të Barit. Nuk janë regjistruar pengesa apo vonesa për shkak të modernizmit të Portit. Në korrik kanë hyrë 123 mijë udhëtarë dhe kanë dalë 82 mijë. Në 15 ditëshin e parë të gushtit ka pasur numër të lartë udhëtarësh, rreth 128 mijë udhëtarë nga 1-15 gusht i përqëndruar në hyrje të Durrësit. Janë të shumtë të huaj. Porti i durrësit punon me kapacitete të plotë më 32 mijë sportele”, raportoi gazetarja Doko.
Nga Kapshtica gazetari Artin Halili tha se sot situata është më e qetë, pas një fundjave të ngarkuar me radhë të gjata dhe vonesa.
“Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të atyre që janë kthyer në Greqi. Radha ishte 2 km dhe ka pasur vonesa, qytetarët kanë pritur më shumë se një orë në temperatura të larta. Edhe pse punohej me kapacitet të plotë fluksi ka qenë i madh. Gjatë fundjavës kanë lëvizur 13 mijë qytetarë në drejtim të tokës greke. Fluks edhe në Qafë-Thanë 7500 qytetarë në drejtim të tokës maqeonadse, por ka fluks edhe në hyrje në Qafë Thanë, kanë hyrë 10600 shtetas në drejtim të Shqipërisë. Në kapshticë 8200 shtetas kanë hyrë në fundjavë”, raportoi gazetari Halili.
Nga Kakavija gazetari Rigels Malile tha se se fundjava ka parë fluksin më të madh në këtë pikë kufutare.
“Ka pasur shumë emigrantë qëjanë kthyer në vendet e punë 7 mijë kanë dalë dhe 8200 kanë hyrë të shtunën. E njëjta situatë edhe dje. Kurse sot situata është më e qetë, ndërsa pritet fluksi në orën 11:00. Situata normale, dje kanë hyrë 2 mijë shtetas të huaj në territorin shqiptar dhe më pak shqiptarë që rikthehen në atdhe. Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje e dalje. Pala greke me 3 sportele në hyrje dhe dalje”, tha Malile.
Në portin e Vlorës numri i qytetarëve që hyjnë në vend ka rënë ndjeshëm, duke ia lënë vendit fluksit në dalje.
“Sot pritet që të largohen 3 mijë pasagjerë dhe 600 automjete. Ka pasur reduktim të ndjeshëm në hyrje me vetëm 500 pasagjerë që kanë hyrë nga porti i Vlorës dhe 120 automjete. Rreth 30 mijë italianë që kanë mbërritur në dhjetëditëshin e dytë të gushtit dhe do të ketë fluks në dalje gjatë këtyre ditëve. Gjatë fundjavës kanë hyrë 4325 pasagjerë, 986 automjete dhe 56 autobusë e kamionë, ndërsa kanë dalë 8813 qytetarë, 2024 makina dhe 81 autobusë dhe kamionë”, raportoi gazetarja Jerola Ziaj.
/a.r