Ministri i Mbrojtjes në Rusi bëri me ditur se mbrojtja ajrore arriti të shmangë një tjetër sulm me dronë që kishte si synim ndërtesa të caktuara në Moskë.
“Në 21 gusht rreth orës 06:50 kemi shmangur një sulm terrorist që do të kryej me një mjet fluturues pa pilotë”, shkruhej në komunikatën e kësaj ministrie.
Sipas të dhënave, droni u arrit të neutralizohej mbi territorin e Moskës falë një arme me goditje elektronike.
Ditët e fundit, luftimet mes palëve janë fokusuar kryesisht nga ajri, ku Ukraina ka lëshuar dronë drejt territorit rus, dhe kjo e fundit është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, përfshirë raketat ndaj ndërtesave të civilëve.
/a.r