Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Këlcyrës. Burime nga vendngjarja thanë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se kanë qenë dy furgona të mbushur me klandestinë nga Lindja e Mesme, që kishin hyrë ilegalisht nga pika e kalimit kufitar të Tri Urave në Përmet, në ndjekje nga Policia e Këlcyrës, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Klandestinët u shoqëruan drejt komisariatit të Gjirokastrës, ndërkohë që shoferët e furgonëve janë arrestuar.
/a.r