Ikja e një familjeje, që rezultoi me kombësi italiane, pa paguar nga restoranti zuri vëmendje të madhe në rrjetet sociale, aq sa u bë një çështje shtetërore. Pagesa e tyre u bë nga vetë kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni.
Siç e tregoi vetë administratorja në rrjetet sociale, shuma e lekëve do të qëndrojë e ekspozuare në ambientet e restorantit. Por sa dhe si ka ndikuar në këtë pjesë të sezonit turistik në Berat. RTSH udhëtoi për në qytetin e një mbi një dritareve.
“Dua të ha tek ai restoranti, nuk e di ku është, por do pyes do ta gjej dhe do shkoj. Dua të shkoj ta shoh”, thotë një pushues.
Nuk ishin të paktë ata turistë që fotografonin vendin me gjasë për t’u dërguar të njohurve të tyre se ndodheshin në restorantin tashmë të famshëm.
Apo edhe si rasti i disa të rinjve që ngjitën shkallët e gurtë për të konsumuar diçka me qëllim për të shuar kureshtjen. Në këtë rast restoranti ende nuk ishte hapur për shkak të orarit.
Berati ka joshur shumë turistë vendas e të huaj këtë vit, shifrat flasin se numri i tyre është afro 500 mijë pothuajse dyfishin e vizitorëve në krahasim me një vit më parë.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari / RTSH