Gjykata penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, i akuzuar për tentativë vrasje.
Klan Neës raporton se para gjyqtarit Gert Hoxha, shtetasi polak Dominik Orloëski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.
Për 28-vjeçarin ishte caktuar arrest në burg në Poloni, ku në 10 Mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.
Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.