Pas tensioneve që shoqëruar takimin në Elbasan për anëtarësimet e reja brenda PS-së, dhe pas përballjes me Ben Blushin në sallë, Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin e tij social.
“Plot vajza e djem me energji pozitive sot ne Elbasan ku prurjet e reja ne PS jane mbreselenese. Shume faleminderit te gjitheve #KrenarPerPS”- shkruan Rama.
Mesa duket Kryeministri ka zgjedhur ta injorojë socialistin “rebel” dhe kërkesën e tij direkte se përse nuk ka zgjedhje për kreun e PS-së.