Një sherr masiv ka shpërthyer mes një grupi pushuesish, përfshirë dhe britanikë dhe stafit të një hoteli turk, ku si fillim ka nisur si përleshje fizike dhe më pas kanë vazhduar goditjet me karrige.
Sipas raportimeve sherri ka vazhduar pasi një kamerier dyshohet se ka goditur me shuplakë një të ri për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin Mirage World në İçmeler, Turqi.
Pamjet e videos u shpërndanë në Facebook nga një pushues i quajtur Sean Reay më 5 gusht./m.j