Fluksi i madh i emigrantëve të kthyer në vendlindje ka shtuar aplikimet për karta ID dhe pasaporta biometrike.
Për këtë arsye, “IdentiTek” do vijojë të ofrojë shërbime edhe për dy të shtunat e ardhshme.
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.
Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.
Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.
Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare./m.j