Dhëmbët luajnë rol të rëndësishëm tek njeriu. Përveç copëtimit të ushqimit, ato na sigurojnë një buzëqeshje të bukur, ndërsa dëmtimi i tyre sjell probleme të mëdha. Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral. Më poshtë do të gjeni disa fakte të rëndësishme lidhur me dhëmbët, si dhe kuriozitete të ndryshme që do t’ju bëjnë të jeni më të kujdesshëm ju vetë, por edhe familjarët tuaj në lidhje me dhëmbët.
A e dini se:
Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut.
Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.
Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik.
Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës.
Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë.
Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për t’u pastruar.
Fakte botërore
– Vetëm 60% e popullsisë botërore kanë akses në kujdesin shëndetësor oral.
– 6090% e nxënësve në gjithë botën vuajnë nga kariesi dentar.
– Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.
– Dhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende.
– Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
– Në vendet e zhvilluara bëra e sëmundjeve orale është në rënie, ndërsa komplikacionet janë më të zakonshme, sidomos te pjesa më e moshuar e popullsisë. Faktorët kryesorë të rrezikut, si përdorimi i duhanit, pasiviteti fizik dhe një dietë e varfër në yndyrë, kripë dhe sheqer, ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme të gojës.
-Risku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të riskut, duhani dhe alkooli.
-90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje në gojë në jetën e tyre, duke filluar nga kariesi, sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancerit të gojës
Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?
Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si:
Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve.
Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar.
Vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.
Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.