Një grua nga Kalifornia ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentin e tmerrshëm kur zbulon se një i huaj kishte jetuar fshehurazi nën shtëpinë e saj për muaj të tërë.
Dy efektivë policie shkuan në shtëpinë e Ashly Guardino kur ajo i njoftoi e alarmuar se ishte zgjuar në mëngjes nga një zhurmë e çuditshme që kishte dëgjuar nga bodrumi i saj.
Gruaja doli në oborr për të parë çfarë ishte dhe aty u tremb edhe më shumë kur pa një dorë njeriu që dilte nga një vrime ajrosjeje e shtëpisë së saj.
Ajo menjëherë thirri policinë e cila pas disa përpjekjesh arriti të bindte burrin që të dilte jashtë shtëpisë. Teksa merrej në pyetje, ai tregoi se ishte i pastrehë dhe kishte muaj të tërë që jetonte në shtëpinë e Ashly.
/a.r