Vit pas viti muzetë bëhen gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj. Sipas statistikave të mbledhura për muajt janar-korrik 2023, numri i vizitorëve në institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës është rritur ndjeshëm.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar statistikat ndër vite, duke shtuar se kjo rritje është “përgjegjësi e shtuar për të rritur nivelin e përmbajtjes dhe të shërbimit”.
Sipas statistikave duket një rritje me rreth 8 herë e numrit të vizitorëve në muze, nëse krahasojmë këtë sezon me atë të vitit 2020.
Në vitin 2020, për periudhën janar-korrik, janë regjistruar 22,013 vizitorë në muze. Në 2021 ka patur 49,141 vizitorë, në 2022 pati 124,694, ndërsa nga janari në korrik të këtij viti u regjistruan 173,037 vizitorë në muzetë e të gjithë vendit./f.s