Presidenti amerikan Joe Biden është i gatshëm të takojë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un “pa parakushte” për denuklearizimin e gadishullit Korean.
“Ata nuk iu përgjigjën pozitivisht asaj oferte, por është ende në tavolinë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të negociojmë pa parakushte”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një intervistë për Kyodo, disa orë para samitit historik trepalësh të Camp David midis Biden, presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida.
Zhvillimi i shpejtë i aftësive bërthamore dhe raketore të Veriut do të jetë një çështje kryesore e rendit të ditës.
Ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili u takua me Kim personalisht tri herë, administrata e Biden ka kërkuar të bëjë përparim drejt denuklearizimit përmes kanaleve të shumta që përfshijnë zyrtarë, por jo në nivelin më të lartë.
Oferta për një takim të nivelit të lartë, e zbuluar nga Kirby pa specifikuar se kur, sugjeron se administrata Biden po rrit përpjekjet për të kontaktuar Korenë e Veriut.
/a.r