Forcat e policisë kanë vënë në pranga dy persona, mes tyre edhe një punonjës të policisë së burgjeve. Elton Lala, 29 vjeç, punonjës i policisë së Burgjeve dhe Shkëlzen Duçka, 28 vjeçar, janë arrestuar pasi ata ushtronin aktivitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës në zonën e Farkës, në afërsi të daljes së kryeqytetit. Ata janë kapur pranë një qendre tregtare në Tiranë, teksa kishin me vete rreth 9 kg drogë.
Ministria e Brendshme ka postuar edhe një video të momentit të arrestimit të tyre.
Arrestohet polici i burgjeve by gazeta-panorama
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni” FLASH “
Sekuestrohen rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të dy shtetasve të cilet u kapën në flagrancë në dalje të Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.
Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të Kryeqytetit në zonën e Farkës.
Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë – Elbasan por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij.
Ky shtetas u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.
U bë arrestimi në flagrancë i tyre , konkretisht:
● Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve.
●Shkelzeni Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :
• 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”
• Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56
• Dy krehër me 14 fishekë
• Një automjet i tipit “Mercedes-Benz “, me targa “TR 5686 I”
•4 telefona celular.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. –