Një 41-vjeçar në Kuçovë është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa i plagosuri me iniciale E.B. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r