10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua në një zonë turistike në Malajzi.
Avioni privati doli nga kontrolli dhe me një shpejtësi marramendëse u përplas në një autostradë, pak minuta pasi ishte nisur nga një resort luksoz në Elmina in Shah Alam.
Sipas të dhënave, 8 nga viktimat udhëtonin në avion, ndërsa dy të tjerë ishin duke ecur me makinat e tyre. Raportohet se mes viktimave ishte dhe një politikan i lartë në shtetin Pahang.
Momenti i rënies së avionit dhe shpërthimit të tij në flakë është kapur nga shumë kamera sigurie, që i shpërndanë pamjet në rrjetet sociale.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet./m.j