Nisi në Korçë edicioni i 17-të i Festës së Birrës. Për 5 netë qytetarët vendas dhe të ardhur nga qytete të tjera, por edhe nga jashtë Shqipërisë, do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën e mirë dhe produktet tradicionale.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo njoftoi më herët se gjithçka është gati për këtë event që është më i madhi dhe më popullori i stinës së verës në Shqipëri.
Në 5 netë magjike do të performojnë emrat më në zë të muzikës. Në natë e parë interpetojnë këngëtarët Ylli Limani, Lorenc Hasrama, Irkenc Hyka e Stivi Boka.
Ajo që bie në sy është se në skenën e festivalit të birrës do të ngjiten në datën 18 edhe grupet e njohura No Mercy apo La Bouche, por edhe këngëtarë grekë si Keti Garbi dhe Dimitrios Choinas.
Nga ana e saj, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen në të 5 netët e festës.
Vetëm për këto ditë, policia njoftoi se ka patur fluks hyrjesh nga pika e kalimit të Kapshticës dhe Qafë-Thanës. Në dy netët e para të festës hyrja është falas.