Stian Jensen, drejtor i zyrës speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi një formulim të pasaktë propozimin që ai bëri për dhënien e territorit nga Ukraina Rusisë, në mënyrë që Kievi të anëtarësohet në NATO. Propozimi tërhoqi zemërimin e Ukrainës , me një bashkëpunëtor të presidentit të saj, Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë qesharak. Jensen të mërkurën, një ditë pas komenteve të diskutueshme, u tërhoq, duke thënë se deklarata e tij ishte pjesë e një deklarate më të madhe.
“Nuk duhej ta kisha thënë kështu, ishte gabim ,” vuri në dukje ai në një intervistë të re dhe shtoi se është absolutisht e drejta e Ukrainës se çfarë do bëjë.
Të martën, Jensen tha se si zgjidhje për luftën , Ukraina mund t’i ofrojë Rusisë territor në këmbim të një vendi në NATO. Komentet u bënë gjatë një paneli diskutimi në Norvegjinë jugore dhe u raportuan nga gazeta norvegjeze VG. Aleatët perëndimorë kanë theksuar prej kohësh rëndësinë e integritetit territorial të Ukrainës dhe këmbëngulin se Kievi do të vendosë se kur dhe si të negociojë me Moskën.
“Shkëmbimi i territoreve me ombrellën e NATO-s? Është qesharake”, shkroi në Twitter Mykhailo Podoliak, një këshilltar i Zelensky, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës e quajti çdo bisedë për shkëmbimin e territorit me NATO-n krejtësisht të papranueshme.