Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit 47-vjeç, bashkëshortja 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./m.j