Në dosjen “Metamorfoza”, ku SPAK ka administruar qindra biseda telefonike në aplikacionin “Sky” të zhvilluara mes Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, dhe anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, rezulton se Bajri, ka përpiluar një listë me emra personazh për ti ekzekutuar.
Primarët për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, kanë qenë dhe janë për tu vrarë, Ibrahim Lici së bashku me Dorian Dulin. Këta konsiderohen si dy personazhe, që drejtuesit e grupit i ndruheshin për një kundërgoditje, që mund ti sjellë dëme në njerëz, shkruan gazetari Elton Qyno.
Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “…Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë…”.
Vecc Ibrahimit, në listën e Behar Bajrit për tu vrarë, ishte dhe babai i tij, Mustafa Lici, i cili ndiqej për lëvizjet që kryente në Shkodër dhe jashtë qytetit. Plani për vrasjen e Mustafa Licit, ishte futur në listët e ekzekutimeve për llogari të Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.
Por vecc emrave kundërshtarë të konsideruar si “hasmit” në listët e Behar Bajrit, hynin dhe personazhe të tjerë që për vrasjen e tyre paguhej nga individë të tjerë.
Mes një bisedë të zhvilluar nga Behar Bajri dhe Prekë Kodra, ai i thotë Kodrës se: ”…kam një punë për ty, 500 mijë i kam gati. Durimi, “Niklaqurin”. Në Tiranë jam unë, nësë të bie rruga ktej…”. Dhe Preka i shkruan: “…ok flasim kur të vish tek shtëpia jote…”.
Ndërkohë në një bisedë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Bajri i shprehet nga ambjentet e burgut “313” në Tiranë se është tepër i mllefosur.
Sipas dosjes hetimore, Bajri, flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.
Dhe një muaj pasi ai del nga burgu dhe fiton lirinë në Shkodër, Behar Bajri, organizon së bashku me Denis Brajoviq, vrasjen e shokut të tyre, Gjin Boriccit në Vaun e Dejës.
Më tej në një tjetër bisedë me Pëllumb Gjokën, Behar Bajri, i shprehet biznesmenit strategjik Gjoka, se kërkon dhe kokën e Lul Kullës. Ndërsa nga ana tjetër Gjoka i tregon se Luli qëndron vetëm në shtëpi, fëmijët i ka nxjerë jashtë dhe se ushqimin ja ccojnë të tjerët në banesë.
Gjithashtu Gjoka i shprehet se: ”…O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Ccelën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai, që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë…”.
Behari i shkruan duke i përmendur një listë me emra që duhen të vriten dhe që kanë prioritet: “…i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. “Minukun” e kam mbrapa, sepse dhe atij kam për t’ja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict të hajn k… përveç atij që është duke nejt në Tiranë, Ibrahim Lici”.
Nuk dihet me saktësi se kush është “Minuku” dhe “Blerti”, por dy personat janë në listën e planifikuar nga Behar Bajri për tu vrarë.
Një tjetër emër në listë për tu vrarë është dhe Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit. Mes dy fiseve Bajri dhe Tafili në Shkodër, nuk ka pasur ndonjë përplasje, por fakti që Genc Tafili mban shoqëri me Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, kjo ka sjellë futjen e emrit të tij në listën e personave që duhet të vriten.
Gjithashtu pjesë e listës është dhe Kleant Musabelliu, i cili ka hyrë në planet e Behar Bajrit për tu vrarë, pas kërkesave të vazhdueshme të Pëllumb Gjokës.
Një tjetër emër që planifikohet dhe diskutohet për tu vrarë është dhe një individ me emrin “Manueli”.
Emri i këtij personi del gjatë komunikimit mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, ku të dy flasin se ku kishte arritur plani për të vrarë Kleant Musabelliun. Vrasjen e këtij të fundit, do e kryenin njerëzit e Ervis Martinaj, por situatën nga afër e ndite me vëmëndje të plotë Behar Bajri.
Madje mes Gjokës dhe Bajrit diskutohet se pas vrasjes së Musabelliut, grupi i Bajrit do vriste për llogari të Martinaj një person me emrin “Manuel”.
Pellumbi e pyt se: “…kur e mendon ditën për Kleantin dhe Behari i tregon që “…unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn këtë. Pellumbi i shkruan, ok vella.
Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.
Pellumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai (Ervis Martinaj).
Lista e planifikuar për vrasje.
Gjin Ndoj alias Boricci i vrarë.
Ibrahim Lici Planifikuar për vrasje.
Dorian Duli Planifikuar për vrasje.
Mustafa Lici Planifikuar për vrasje.
Kleant Musabelliu Planifikuar për vrasje.
Lulzim Kullën Planifikuar për vrasje.
Genc Tafilin Planifikuar për vrasje.
“Minukun” Planifikuar për Varsje.
“Bardhokun” Planifikuar për vrasje.
“Blertin” Planifikuar për vrasje.
“Durimi Niklaquri” Planifikuar për vrasje.
“Manueli” Planifikuar për vrasje./Ora