Dritan Shano ka komentuar vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni e cila la pushimet në Pulia dhe u ‘arratis’ për 3 ditë relaksi në bregdetin shqiptar pas ftesës së kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu dhe protestën e grekëve në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit dhe reagimet nga politikanët për arrestimin e tij.
”Pavetëdija e deliri janë 2 sëmundje të rënda
Fakt: Në Shqipëri po pushon privatisht një prej Kryeministrave të G8 – që për nga rëndësia për ne, është kokë më kokë me Presidentin e USA.
Halabakët e 2 mileteve, për 5 shekuj nën otomanët merren me Belerin si epitomë e demokracisë”, shkruan Shano në Twitter./m.j
Shano, ke plotesisht të drejtë.
Por, do të shtoja, jo më pak nga “pesha”, edhe qendrimi disa ditë i ish Kryeministrit të italisë D’Alema, në Kep Marli, i ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Bler, tash tre ditë në Dhërmi, i vajzës dhe dhëndërrit të Trampit në Kep Marli, etj, etj, vipa-vipa, e jo rripa-rripa….