Gazeta greke, Prototema raporton sot se arrestimi i Fredi Belerit ka lidhje me çështjen e pronave të lakmueshme në bregdetin e Himarës.
Gazeta shkruan se Edi Rama i ka ngritur një kurth Belerit me tetë kartëmonedha nga 50 euro.
“Metodat e deritanishme të qeverisë shqiptare dëshmojnë se synimi është që Beleri të mos ulet me çdo kusht në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.
Nëse përfundimisht nuk arrin ta bëjë këtë për shkak të reagimeve të Greqisë dhe aktorëve të huaj, qeveria Rama kërkon të blejë sa më shumë kohë për të shitur ‘perlat’ e rivierës shqiptare për interesat e mëdha të biznesit.
Rasti i një kompleksi të madh hotelerie, që po ndërtohet në plazhin e Himarës, është tipik, ku qeveria Rama e ka cilësuar si një ‘investim strategjik’.
Në fakt, investimi në fjalë lidhet me biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshortin e ministres së Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka.
Mediat opozitare flasin për një skandal, ndërsa ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ‘mafien qeveritare që po ha Himarën’ dhe fshihet pas arrestimit të Belerit.
“Fredi Beleri mbahet në burg si një i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmb për dhëmb kundër mafies qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme me zyrtarë partiakë, kriminelë dhe trafikantë, pas të cilëve fshihen ministra të lartë dhe deputetë të sektit të Rilindjes (Partisë Socialiste) ka pushtuar kodrat dhe zonat piktoreske të Himarës dhe ndërton vazhdimisht dhjetëra vila, motele, hotele. Ankesat e qytetarëve ekspozojnë se çfarë po bën mafia qeveritare në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë që po e mban Belerin të burgosur politik,” komentoi Berisha në një postim të fundit në rrjetet sociale,” shkruan gazeta.
/a.r