Pas arritjes së konsensusit për aktet nënligjore për dekriminalizimin, dhe në pritje të miratimit të tyre në seancë plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po tenton deri në fund të mbrojë kriminelët në grupin e tij parlamentar. Berisha tha se negociatat për aktet nënligjore drejtoheshin me telefon nga grupi i kriminelëve brenda PS, sipas tij.
“Negociatat për krahun e mazhornacës i drejtoi me telefon grupi i kriminelëve të cilët nuk duan kurrsesi të largohen nga Parlmaneti. T’u tregosh shqiptarëve se cfarë bënë këta dje gjatë gjithë ditës për të bllokuar punën, është skenar i turpshëm. Të gjitha pretendimet që të vërtetohen deklaratat e Ramës se në grupin e tij nuk ka të inkriminuar. Sot kundështuan me forcë temrin “indicie” term i zakonshëm në jurisprudencë. E mbajtën 5 orë Komisionin për të mos pranuar fjalën “indicie”. Pasi u dorëzuan, kanë gjetur një modalitet tjetër për të bllokuar procesin.
Ka një proces verifikimi për dokumentet që vijnë nga autoritetetet e huaja, zyra që e bën këtë është në Prokurorinë e Përgjithshme. Ata pretendojnë që prokurori kur e merr, duhet ti referohet Kodit të Procedurës Penale. Pra, i japin prokurorit atribute të gjyqtarit. Ne e kundërshtojmë sepse ne i njohim të drejtën cdo njeriu, që të shkojë me vendimin administrativ në gjykatë dhe të padisë. Vendimi administrativ nga ai gjyqësor është i ndarë”, tha Berisha.