Rindërtimi i Digës dhe rritja e kapacitetit ujitës të rezervuarit të Thanës është pjesë e programit më të madh të ujitjes dhe kullimit në këta 25 vjet, që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti kanë qenë për të inspektuar punimet e rindërtimit të Digës dhe rritjen e kapacitetit ujitës të rezervuarit të Thanës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se, “25 milionë USD janë vënë në dispozicion të bashkive këtë vit për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese, që nuk janë prekur prej njëzet e kusur vitesh”.
“Një flotë tërësisht e re mjetesh për këtë funksion, do t’u vihet së shpejti në dispozicion njësive të reja të qeverisjes vendore dhe pëfitimi i kujtdo punon në fshat nga reforma administrative-territoriale do të jetë i jashtëzakonshëm”, thekson në postimin e tij, Kryeministri Rama.