Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Foltore, Ivi Kaso gjatë protestës në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri, u shpreh se “është turp që në mes të Europës të kemi një të burgosur politik“.
Kaso tha se theksoi se arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve nuk ishte normale, duke shtuar se “si PD mbështesim zgjedhjen e tij si kryebashkiak i Himarës“.
“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris.
Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai./m.j