E mbani mend këtë foto? Romano Prodi në mes të turmës së vlonjatëve të revoltuar dhe në krah të Zani Caushit, me armë në dorë.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri italian në kryeqytetin e jugut të Shqipërisë.
Ishte viti 1997, një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare që erdhi pas rrëzimit të piramidave, të cilat ironikisht Berisha i quante suksesin e kapitalizmit shqiptar.
Vlora në atë kohe kishte vetëm krisma dhe Prodi erdhi për t’i dhënë shpresë njerëzve të terrorizuar që donin vetëm të iknin nga ferri qe kishte shpërthyer rrugëve.
26 vite më pas, nga deti vjen një tjetër kryeministre e Italisë. Georgia Meloni do qëndrojë në Shqipëri për disa ditë pushimi në “Ferie d’agosto”e famshëm italian.
Meloni ndryshe nga Prodi gjen tërësisht një tjetër panoramë në qytetin që nuk dëgjon më nga krismat dhe përleshjet e bandave, por nga muzika e lokaleve të mbushura me turistë, shumica italianë./tch