Ndarja e aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe këngëtares Egli Tako, prej kohësh është kthyer në qendër të mediave rozë.
Ndarja e çiftit të njohur u konfirmua nga vetë Olsi Bylyku, i cili dhe ka pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit. Pas deklaratës së Olsit, së fundmi ka reaguar dhe Egli. Në një ‘komunikim’ me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja është pyetur lidhur me ndarjen nga Olsi.
“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur dhe ka folur gjatë.
Këngëtarja është shprehur se i ka mbetur një boshllëk nga largimi i Olsit, ndërsa shtoi: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh.
Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli në reagimin e saj./m.j