Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë sot Vlorën, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Meloni është nisur nga Brindisi me një traget të linjës.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se në kuadër të vizitës së Melonit, në Portin e Vlorës ka shtim të masave.
Siç shihet edhe nga pamjet, ka shtim të numrit të efektivëve, gjithashtu në gatishmëri është edhe një ambulancë.
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni pritet të mbërrijë sot pasdite në Vlorë.
Sipas informacioneve, Meloni do të pushojë për 2-3 ditë në brigjet shqiptare së bashku me familjen e saj duke iu përgjigjur kështu ftesës së kryeministrit Rama, të cilën vet ai e bëri publike gjatë nje interviste për mediat italiane.
Pervec pushimeve te shkurtra, në axhendën e Melonit është planifikuar një takim jo zyrtar me kryeministrin Rama në vilën qeveritare.
Meloni ka qenë duke pushuar me familjen e saj në Pulia, të cilat i ndërpreu për ti vazhduar në Shqipëri.
Kjo vizite e kryeministres Italiane, vjen në kohen kur edhe mediat e shtetit fqinj i kanë kushtuar turizmit ne vendin tonë një interes te madh, për shkak edhe të numrit të madh të italianëve që këtë vit kane zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.
/f.stafa