Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi sot në News24 se në shtator korrupsioni do të goditet me spektër të gjerë dhe jo vetëm majtas siç ka qenë deri tani.
Duke folur për zhvillimet e vjeshtës dhe nëse do ketë të tjera arrestime nga SPAK për korrupsion, Ngjela tha se ka ardhur koha që SPAK të godasë sferat e larta dhe operacionet juridike të shtatorit do përcaktojnë të ardhmen.
“Mendoj se ka ardhur koha që SPAK-u të godasë lart. Mendoj se ka ardhur koha që duhet të godasë në sferat e larta. Deri tani ka goditur majtas. Unë ua kam thënë historinë dhe doktrinën pse goditet majtas. Goditet nga pushteti, s’mund të goditet nga opozita. Do vejë nga korrupsioni B ose jo, se deri tani është në korrupsion A, unë mendoj se po. Do të shikojmë se çfarë operacionesh juridike do të kemi në shtator. Nga shenjat e shtatorit do të nxjerrim të ardhmen e afërt. Korrupsioni do goditet me spektër të gjerë”, deklaroi Ngjela.
/f.stafa