Është identifikuar autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka i cili u ekzekutua më 12 Gusht të këtij viti në Greqi.
Mediat atje shkruajnë se autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij. Më tej thuhet se ka dyshime që vrasësi ka qëndruar në shtëpinë e Zakës. “Hetimi po vijon, është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. I dyshuari është në kërkim“, thonë autoritetet.
Kujtojmë se viktima me origiinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së Shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë.
Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.
Mësohet se Zaka bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin.
/a.r