Pasditen e sotme në Himarë pritet të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Tubimi organizohet nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis.
Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim.
Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.
/a.r