Jehona për suksesin turistik të Shqipërisë pasqyrohet edhe nga mediat e rajonit. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, ku këtë herë është një media kroate që i jep hapësirë Shqipërisë.
“Të gjithë flasin për Maldivet Europiane, Shqipërinë”, shprehet spikerja e RTL.
“Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”, njoftoi Rama.
Kryeministri Rama bën me dije se 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar.