Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë proceduar nga policia pasi kanë vënë muzikë të lartë në këto ambiente duke shqetësuar pushuesit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.
Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit Filip Fermanis, 38 vjeç banor i Tiranës, Bar Lost dhe Ramadan Zoto, 41 vjeç, banor i Sarandës, Bar Copacabana për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme/m.j