Një grup me dhjetëra stjuardesa që ofronin marrëdhënie seksuale në këmbim të parave është shkatërruar në Vietman. Në krye të këtij grupi ishte Vo Thi My Han, një 26-vjeçare e cila u dërgonte klientëve foto të vajzave me uniforma për të zgjedhur njërën prej tyre.
Në këtë operacion, oficerët bastisën një hotel luksoz në Ho Chi Minh City të mërkurën në mbrëmje, ku u gjetën 3 stjuardesa, të cilat ishin në shtrat me burra të ndryshëm. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një e re që punonte si modele, e cila gjithashtu u kap me një klient. Çmimet varionin nga 1000-2000 £ nata.
Vo Thi My Hanh aktualisht po mbahet në paraburgim me akuzën për prostitucion dhe ndërmjetësim të shërbimeve seksuale. Policia bën me dije se e reja kishte në dispozicion 30 vajza.
Vo Thi My Hanh kishte një tarifë të saj fikse për çdo ndërmjetësim që bënte, që shkonte në 231 dhe në vetëm pak muaj kishte arritur që të mblidhte 33,000 £ për veten e saj.
Në Vietnam, prostitucioni është i paligjshëm dhe konsiderohet një krim i rëndë.