Policia e Elbasanit njofton se ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 20 dhe një 17-vjeçar, ndërsa është shpallur një tjetër në kërkim, për shkak se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kanosur me sende të forta një 38-vjeçar, pas një konflikti banal mes tyre.
Mësohet se, të rinjtë e kanë kërcënuar 38-vjeçarin me një shkop metalik dhe një pistoletë lodër.
“DVP Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.
Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç.
Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”
Policia e Elbasanit
/a.r