Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka publikuar rezultate e megaoperacionit të Policisë së Shteti kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se megaoperacioni kundër kultivimit të narkotikëve vijon në të gjithë vendin. Ai bënë të ditur se në 72 orët e fundit janë asgjësuar rreth 20 897 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, ndërsa u angazhuar rreth 6 000 forca policore, dhjetra dronë… etj.
“Policia e Shtetit ka vijuar me sukses të plotë megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin prej fillimit janë angazhuar rreth 6 mijë forca policie dhe dhjetra dronë me rezolucion të lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa. Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim”, njofton Balla.
“Në Shkodër u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë”, bënë të ditur Ministri i Brendshëm.
“Në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.Në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas”, vijon ai.
“Në Tropojë u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas”, thekson Balla.
“Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.
Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë pandërprerë në të gjithë territorin. I inkurajoj dhe i falenderoj qytetarët që bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër”, përfundon reagimin e tij Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
/a.r