Një video e cila është bërë virale, tregon se si një vajzë zbulon tradhëtinë nga partneri i saj, ndërsa në banesë ishte me të dashurën. Rasti në fjalë është shënuar në Kolumbi.
Në video shfaqet një djalë i veshur me një peshqir rreth belit. Ai nuk e lë vajzën brenda dhe skenën e shikojnë me kuriozitet fqinjët, disa prej të cilëve brohorasin me të madhe.
Në mes të kaosit, një motoçiklist parkoi para shtëpisë dhe më pas nga dera tjetër doli një femër tërheqëse me të brendshme! Ajo menjëherë hipën në motor dhe largohet me shpejtësi.
Vajza e inatosur tenton ta godasë me këpucë, por nuk ia del.
Thuhet se ky nuk ishte fundi i mundimit të burrit të paidentifikuar, sepse vajza më pas vrapoi në shtëpi dhe i hodhi rrobat e tij në rrugë, raportojnë mediat e huaja.
Estas escenas de acción no las encuentras ni en Misión Imposible pic.twitter.com/KSGkTxbUcI
— Marcela Tveitan® (@MarcelaValak) July 26, 2023