Prej 27 minutash në “Skonto Stadion” të Rigës, në Letoni, vendasit e Valmiera po përballen me “demat e kuq” të Partizani dhe pas shumë ofensivave sulmuese kanë gjetur golin e avantazhit falë një goditjeje të mrekullueshme nga jashtë zone të “fantazistit” brazilian, Gustavo Silva.
Pasi merr një pasim të shkurtër nga mesfushori malez, Meissa Diop, 21-vjeçari brazilian lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e çuar topin në “trekëndëshin” e portës, me portierin Qirko që nuk pati asnjë mundësi reagimi. Rezultati shkon në 1 me 0.
SHIKONI GOLIN: