Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga plazhi i Sarandës ku duken njerëz të shtrirë mbi peshqirë pa shezlongë.
Me këtë pamje kryeministri kujtoi kohët e vjetra kur të gjithë shfrytëzonin bukurinë e natyrës pa pasur nevojë për t’u zënë për një vend për të qëndruar.
“Sarandë si njëherë e një kohë, kur shtriheshim mbi rërë dhe nuk ziheshim për poltrona edhe në plazh,” – ka shkruar Rama bashkangjitur fotos së publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook./m.j