Një ngjarje e paprecedentë, një histori gazmore ka ndodhur në jug të Serbisë, më saktësisht në vendbanimin e Leskovcit të Sinkovcit.
Në rolin kryesor është një prift, njëherësh një tifoz i pasionuar i futbollit dhe herë pas here, edhe një lojtar në ndeshjet e klubit të tij.
I pakënaqur me arbitrimin dhe rezultatin e klubit të tij (humbën 2-3), pas ndeshjeje, prifti vendas mori një traktor dhe lëroi fushën e futbollit! Për sjelljen e tij jo sportive, prift u përjashtua nga futbolli, shkruan Alo.
Por kjo nuk është çmenduria e parë që ndodh në Serbi. Disa viteve më parë, në fshatin Pukovc, në periferi të territorit të qytetit të Nishit, një prift tjetër i pakënaqur me rezultatin e një ndeshje, punoi gjysmën e fushës së futbollit. Kjo, pasi gjoja, gjysma e fushës së futbollit ishte në pronësi të fshatit, dhe gjysmën tjetër në pronësi të kishës./dosja