Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar efektiven e policisë Arta Shurbi e cila u përplas ditën e sotme nga një makinë në Vlorë. Ministri tha detaje nga aksidenti, duke thënë se policja Shurbi kishte shkuar në vendngjarje pasi kishte ndodhur një aksident dhe më pas një tjetër makinë ka ardhur dhe e ka marrë përpara efektiven.
Ministri kishte një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se synimi i policisë nuk është që të vendosë gjoba, por që të ndërgjegjësojë shoferët.
“Suksesi i misionit tim në krye të kësaj ministrie varet nga përkujdesja e të gjithë punonjësve të policisë. Do jem gjithmonë duke u kujdesur për secilin nga anëtarët e policisë së shtetit për të garantuar trajtim dhe mbështetje për secilin.
Ka qenë rast aksidental, ajo ka mbërritur aty pasi ka ndodhur një aksident dhe më pas ka ardhur një automjet tjetër që e ka plagosur. Ajo që dua ti bëj një apel publikut, kemi nevojë edhe për mbështetjen tuaj.
Apeli është ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe gjithë parashikimet që ka kodi rrugor. Jemi aty jo për të vënë gjoba por për të ndërgjegjësuar ata që janë në timon”, tha Balla./m.j