Nga Namir Lapardhaja
Një opozitë e korruptuar, në antagonizëm të plotë me drejtësinë dhe perëndimin, jo vetëm që nuk do të përfitojë asnjëherë nga goditjet e shumta që merr qeveria, por si organizatë paranojake ajo do të jetë e zënë përherë duke mbrojtur vetveten, duke sulmuar drejtësinë dhe duke gjetur armiq në radhët e imperializmit anglo-amerikan.
Ndaj na duhet një opozitë e pastër, pa ngarkesat e së kaluarës, që inkurajon sistemin e drejtësisë për t’i shkuar gjërave deri në fund, në partneritet të plotë me aleatët euro-atlantikë.
Na duhet një opozitë që nuk kujdeset për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur interesin publik.
Na duhet një opozitë që nuk është selektive në denoncime, por është e drejtë dhe korrekte.
Na duhet një opozitë e shëndetshme mendërisht, jo një opozitë paranojake, që sheh ëndrra natën dhe ditën projekton në realitet ato që ka parë në gjumë.
Na duhet një opozitë që të flasë me njerëzit, t’i dëgjojë ata dhe të bëhet zëri i atyre që nuk kanë zë, veshi i atyre që nuk dëgjohen dhe syri i atyre që nuk u jepet mundësia për të parë.