Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Padia është dorëzuar nga kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa.
Sipas burimeve, në dosje janë detaje kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.
Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, qëndrojnë biznesmenë të lidhur me familjen Berisha.
/a.r