Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (7 gusht) në aksin rrugor Këlcyrë-Dragot, ku një kamion ka dalë jashtë rruge.
Sipas policisë, 64-vjeçari i cili ishte shofer i mjetit, ka pësuar dëmtime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.
Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./m.j